Agjencia e sigurimit bullgar mohon persekutimin e gazetarëve

05/10/2008

SOFJE, Bullgari -- Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Petko Sertov mohoi të premten (3 tetor) pretendimet se agjencia e tij ka persektuar politikisht gazetarët. Ai theksoi se NSA nuk ka mbikqyrur gazetarët ose nuk ka mbledhur të dhëna personale të tyre. Drejtori tha se ai do të japi dorëheqjen nëse vërtetohet se pretendimet janë të vërteta. Të enjten, Eliana Maseva, anëtare e komisionit parlamentar për kontrollin e brendshëm, tha se NSA ka hetuar disa gazetarë në mënyrë që të ndalojë humbjet e informacionit nga agjencia. (Sega, Dnevnik, Darik, Netinfo, BNR - 03/10/08)