Anëtari i përjashtuar i partisë qeverisëse të Greqisë kërkon rikthim

05/10/2008

ATHINË, Greqi -- Parlamentari disident dhe anëtari i përjashtuar i partisë në qeverisje Demokracia e Re (ND) Stavros Dailakis i shkroi kryeministrit Kostas Karamanlis të premten (3 tetor) duke i kërkuar për rikthim në ND. Në letrën e tij, Dailakis kërkoi faljen për kritikat ndaj qeverisë dhe tha se ai do të japi dorëheqjen nga parlamenti nëse partia refuzon të pranojë atë mbrapa. Të martën, partia qeverisëse përjashtoi Dailakis se ka kërkuar dorëheqjen e zëdhënësit të qeverisë Theodoros Rousopoulos. Me këtë veprim, përfaqësimi i ND-së në parlament bie në 151, sidoqoftë partia planifikon ta zëvendësojë atë. (SKAI, ANA-MPA, ERT, Reuters, Kathimerini, Naftemporiki - 03/10/08)