Ish komandanti boshnjak musliman Oriç do të kalojë muajin në paraburgim

06/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Gjykata e qarkut të Sarajevës vendosi të dielën (5 tetor) që ish komandanti ushtarak Naser Oriç dhe gruaja e tij Zahidi do të mbeten në paraburgim për një muaj. Ata ndeshen me akuzat e përfshirjes në grupe, shantazhe e zotërim të paligjshëm armësh. Policia arrestoi katër të dyshuar të tjerë përveç Oriç. Ai u kthye në BiH vetëm kohët e fundit pasi u lirua nga akuzat e krimeve të luftës nga gjykata e Hagës në korrik. (Politika - 06/10/08; RTS, ITAR-TASS, 24 Sata, Dnevni Avaz, Vesti, B92, RTRS - 05/10/08)