Italia akuzon aleatët e Gjukanoviç të Malit të Zi për kontrabandë cigaresh

06/10/2008

ROMË, Itali -- Drejtoria e anti-mafias në Bari ka ngritur akuza kundër 14 vetëve duke përfshirë disa nga aleatët më të ngushtë të kryeministrit malazes Milo Gjukanoviç, për kontrabandë cigaresh, raportoi media të dielën (5 tetor). Gjukanoviç vetë nuk është akuzuar për shkak të imunitetit diplomatik. Branislav Mikunoviç, Veselin Baroviç, Miroslav Ivanisheviç, Branko Vujosheviç. Dushan Pesiç, Stanko Subotiç dhe Andrija Drashkoviç, si edhe shtatë italianë, ndeshen me akuza për përfshirje në veprimtari ndërkombëtare kontrabande dhe lidhje me mafian malazeze dhe grupe të krimit në rajonin e Apuljes në Itali. (Blic, Press - 06/10/08; ANSA, RTS, Tanjug, Mondo - 05/10/08)