Sekretari i mbrojtjes i SHBA viziton Kosovën

07/10/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Sekretari i shtetit i SHBA Robert Gates tha të martën (7 tetor) se trupat e SHBA do të mbeten në Kosovë së paku deri në fund të vitit 2009. Gates, i cili po bën një vizitë një ditore në Prishtinë, konfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për shtetin e ri. Ai është zyrtari më i lartë i SHBA për vizitë që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në 17 shkurt. Gates u takua me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Sejdiu falenderoi SHBA për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe shprehu mirënjohejn e tij personale ndaj Gates për përpjekjet e tij. Gates tha se diskutimet qenë produktive dhe riafirmoi angazhimin e SHBA ndaj të gjithë shtetasve të Kosovës. Ai do të takohej gjithashtu me 1,600 ushtarët e SHBA që shërbejnë në Kosovë. Më pas gjatë ditës, Gejts do të udhëtojë në Ohër, Maqedoni për të ndjekur një takim dy-ditor të ministrave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore. (AP, Reuters, ITAR-TASS AFP - 07/10/08)