Parlamenti i Kosovës dërgon shtatë rekomandime tek kryebashkiaku i Mitrovicës

07/10/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Komiteti i sigurisë i paraqiti të hënën (6 tetor) shtatë rekomandime kryebashkiakut të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, për vendosjen e rendit të ligjit nëpër qytetin e ndarë, veriu i të cilit është populluar kryesisht nga serbë. Nuk u bë publike përmbajtja. Nga ana e tij, Rexhepi tha se komuniteti serb ka nisur të pranojë realitetin e ri në Mitrovicë dhe Kosovë pavarësisht presionit nga strukturat paralele serbe.

Në Prishtinë, Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti e opozitës, vazhdoi të kritikojë qeverinë të hënën për gjendjen në Mitrovicë duke thënë se ajo kërkon një angazhim të fortë nga institucionet lokale për ta zgjidhur.

Gjithashtu të hënën, zyrtarët qeveritarë njoftuan se Kosova do të ketë së shpejti një Gjykatë Kushtetuese, një institucion të pavarur me menazhimin e tij të buxhetit dhe administratës. Gjykata do të përbëhet nga nëntë gjykatës me afat nëntë-vjeçar. (Zeri, Koha Ditore, Express, RTK, Telegrafi - 07/10/08)