07/10/2008
ATHINË, Greqi -- Qeveria paraqiti të hënën (6 tetor) në parlament projekt buxhetin e vet për vitin 2009, duke përfshirë tetë objektiva kryesore për vitin që vjen. Ai kërkon reduktimin e mëtejshëm të defiçiteve; zgjerimin e transparencës fiskale; rregullimin e menazhimit të ndërmarrjeve shtetërore, qeveritë lokale dhe spitalet shtetërore; zbatimin e reformave shtesë të taksave; shkurtimin e papunësisë; trajtimin e varfërisë nëpërmjet operimit të Fondit Kombëtar Social të Kohezionit dhe intensifikimit të zhvillimit të krahinave të vendit si dhe rritjes së investimeve dhe garantimit të normave të kënaqëshme të rritjes. Projekt buxheti parashikon një 3% rritje të PKB-së dhe një reduktim të deficitit në 1.8% të PKB-së në 2009. (To Vima, Ta nea, Elephterotypia - 07/10/08; ANA-MPA, ERT, AP, Naftemporiki, Kathimerini - 06/10/08)