Shtetet e Bashkuara përsërit mbështetjen për përpjekjen e Maqedonisë për në NATO

09/10/2008

SHKUP, Maqedoni -- Sekretari vizitues i mbrojtjes i SHBA Robert Gejts përsëriti të mërkurën (8 tetor) mbështetjen e fortë të Uashingtonit për aspiratat e Maqedonisë për në NATO. "Ashtu si shumë nga ju, ne jemi gjithashtu të pakënaqur me përfundimin [e samitit të NATO-s] kur Maqedonia nuk mori ftesë të bashkohet me Aleancën," vuri në dukje Gates. Më parë ai u takua me presidentin maqedonas Branko Crvenkovski, kryeministrin Nikola Gruevski dhe ministrin e mbrojtjes Zoran Konjanovski, mënjanë një takimi vjetor të ministrave rajonalë të mbrojtjes në Ohër. Në samitin e NATO-s në Bukuresht në prill, Greqia vuri veton ndaj përpjekjes së Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin midis të dy vendeve. "Ne i kërkojmë Maqedonisë dhe Greqisë të gjejnë një zgjidhje për çështjen sa të jetë e mundur më parë pasi kjo është në interesin më të mirë të të dy vendeve në rajon," tha Gates.

Në lajme të tjera të mërkurën, i dërguari i OKB-së në mosmarrëveshjen e emrit, Matthew Nimetz, ofroi një propozim të ri në një takim të përbashkët me përfaqësuesit grek e maqedonas Adamantos Vasilakis dhe Nikola Dimitrov në Nju Jork. Ai kundërshtoi të japë hollësira të propozimit të tij dhe nuk vuri afat përfundimtar për zgjidhjen e çështjes. Ai tha se pret komente nga të dy palët në dy deri tre javë. Nimetz hodhi poshtë raportet se ky do të ishte propozimi i tij i fundit. (Vecer, Dnevnik, Utrinski Vesnik, Ta Nea, Kathimerini - 09/10/08; Makfax, MIA, Xinhua, AP, A1, ANA-MPA, ERT, Reuters - 08/10/08)