09/10/2008
HAGË, Hollandë -- Dhoma e apelit e gjykatës së OKB konfirmoi të mërkurën (8 tetor) dënimin 35 vjet burg të dhënë ish kreut rebel serb kroat Milan Martiç. Presidenti i gjykatës Fausto Pokar tha se gjykata, duke shqyrtuar provat e dënimit, prapsoi vetëm elemente të vogla që kishin "një ndikim minimal në fajin tërësor të Martiç". Gjykata e apelit kundërshtoi shumë nga argumentet e tij duke përfshirë pretendimin se gjykata ishte anëmbajtëse dhe nuk i kishte dhënë atij një prezumim të pafajësisë. Në qershor 2007, gjykata e dënoi Martiç për persekutim, vrasje, deportim të jo-serbëve në Kroaci dhe krime të tjera kundër njerëzimit si edhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës. Ai e gjeti gjithashtu ish presidentin e shtetit të shkëputur të Srpska Krajina fajtor për urdhërimin e bombardimit të papërcaktuar, për dy ditë, të Zagrebit në maj 1995 që shkaktoi shtatë të vrarë dhe qindra të plagosur. (B92, FoNet, RTS, AP - 08/10/08)