09/10/2008
BEOGRAD, Serbi -- Autoritetet kanë shpërbërë një rrjet njerëzish që ndihmuan dy të dyshuarit për krime lufte, ish kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe aleatin e tij Stojan Zupljanin ndërsa ata fshiheshin, tha të mërkurën (8 tetor) zëdhënësi i zyrës së prokurorisë serbe për krimet e luftës, Bruno Veklariç. "Ne kemi zënë dhe marrë në pyetje disa njerëz të dyshuar për qënien anëtarë të këtij rrjeti," tha Vekariç duke shtuar se 30 vetë janë nën hetim. Rrjeti përfshin disa ish zyrtarë të lartë të qeverive lokale që qenë në pushtet deri në zgjedhjet e majit, si dhe policë dhe një profesor universiteti. "Ne shpresojmë se [marrja në pyetje] do të na shpjerë ne në sistemin që fsheh [ish komandantin serb boshnjak] Ratko Mlladiç," tha Vekariç. (RTS, Tanjug, Beta, B92, AFP, AP - 08/10/08)