09/10/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Administratori rajonal i UNMIK-ut për Mitrovicën, Gerard Galluçi tha të mërkurën (8 tetor) se misioni i EULEX nuk ka mandat për të operuar në zonat me mbizotërim serb në veri të Kosovës. Galluçi theksoi se serbët e Kosovës dhe qeveria në Beograd janë kundër vendosjes së planifikuar të EULEX në veri.
Gjithashtu të mërkurën, nënkryeministri Hajredin Kuçi njoftoi se qeveria do t'i ofrojë policëve të Kosovës një rritje page në nëntor. Kuçi tha se u takua me përfaqësuesit e sindikatave të policëve që e siguruan atë se do të anullojnë një protestë të planifikuar më parë. (Koha Ditore, Zeri, RTK, Kohavision - 09/10/08)