Greva ndërpret fluturimet e fluturuesit kombëtar dhe trafikun në Athinë

09/10/2008

ATHINË, Greqi -- Sindikata më e madhe e vendit, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE) bëri një grevë 24-orëshe të mërkurën (8 tetor) për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për të privatizuar fluturuesin kombëtar Olympic Airlines dhe kompani të tjera shtetërore. Greva e detyroi linjën ajrore të anullojë 50 fluturime dhe ndërpreu trafikun në kryeqytetin grek. Shërbimet hekurudhore brenda qytetit dhe spitalet vazhduan me vetëm personelet e urgjencave. Me protestën u bashkuan punonjësit e kompanisë së telekomit pjesërisht të privatizuar OTE dhe të Korporatës të Energjisë Publike. (ANA-MPA, ERT, Kathimerini, SKAI, Reuters - 08/10/08)