10/10/2008
NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat po takohen të premten (10 tetor) në raundin më të fundit të bisedimeve të drejtpërdrejta që kanë për qëllim ribashkimin e ishullit të ndarë. Ata pritet të diskutojnë si të formojnë institucionin e ardhshëm ekzekutiv federal, nën kapitullin "Pushteti ekzekutiv dhe ndarja e pushtetit". Pasi të mbyllet ky kapitull, vëzhguesit presin që çështja tjetër të jetë të drejtat e pronës.
Gjithashtu të enjten, një grup shtetarësh ndërkombëtarë, njohur si Të Vjetrit, që përfshin ish presidentin e SHBA Xhimi Karter dhe laureatin afrikano-jugor të çmimit Nobel për Paqen Desmond Tutu, u bënë thirrje krerëve qipriotë ta kapin këtë mundësi për të bashkuar ishullin. "Të dy krerët kanë një pikpjekje me historinë," i tha Tutu një konference shtypi gjatë një vizite në Nikosia. "Dështimi nuk është opsion." (Anadolu news agency, Hurriyet, CNA, Politis, Philelefteros - 09/10/08)