Bankat shqiptare nuk do të vuajnë nga kriza ndërkombëtare, thotë FMN

10/10/2008

TIRANË, Shqipëri -- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) siguroi vëzhguesit të enjten (9 tetor) se bankat shqiptare nuk do të vuajnë efektet e këqia nga kriza financiale ndërkombëtare në vazhdim, pasi sektorit bankar shqiptar i mungonte integrimi me ekonominë botërore, tha përfaqësuesja e FMN në Tiranë, Ann-Margret Westin . "Është një fakt që bankat në Shqipëri nuk janë të ekspozuara ndaj instrumenteve financiare të ashtuquajtura 'toksike' që kanë qenë burimi i krizës," vuri në dukje Westin. Ajo këshilloi qeverinë të ndjekë politika të kujdesëshme fiskale për të garantuar investitorët se është e aftë të mbajë stabilitetin makro-ekonomik. (Shqip, Panorama - 10/10/08; Top Channel, Top News - 09/10/08)