10/10/2008
BEOGRAD, Serbi -- Media raportoi të enjten (9 tetor) se Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç përjashtoi formimin e një koalicioni me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), një degëzim i Partisë Radikale Serbe (SRS) formuar nga ish nënkryetari i SRS Tomislav Nikoliç. Nënkryetari i DS Dragan Sutanovac tha se çfarëdo koalicioni me SNS do të ishte politikisht "absolutisht i panatyrshëm". Nikoliç themeloi SNS pas ndarjes me SRS për shkak të një mosmarrëveshjeje me kreun e burgosur të partisë Vojislav Sheshelj lidhur me qëndrimin e partisë ndaj marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE. (Danas, Politika, Beta, B92 - 09/10/08)