Shpërthimi në supermarket vret një e plagos tre të tjerë në BiH

10/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Një shpërthim të enjten (9 tetor) në një supermarket vrau një person dhe plagosi tre të tjerë në qytetin qëndror Vitez. Një nga të plagosurit është në gjendje serioze. Incidenti ndodhi në mesditë kur blerësit gjetën tre pasije shpërthyese në dyqan, tha zëdhënësja e policisë Ljubica Tomasheviç. Është ende e paqartë në se shpërthyesit qenë "vënë apo hedhur", tha policia. (FoNet, RTRS, B92, Reuters - 09/10/08)