Dodik i RS-së paralajmëron përsëri për ndarje nga BH

12/10/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Kryeministri i Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik kërcënoi të shtunën (11 tetor) se entiteti do të ndahet nga BH nëse ai lëvizet nga detyra e tij. Në një intervistë me televizionin e RS-së në Banja Luka, Dodik tha se ai ka një plan, nëse përfaqësuesi i lartë Miroslav Lajcak do ta liroj nga detyra. Nëse kjo ndodh, "unë do të drejtoj RS në rrugën drejt pavarësisë", tha Dodik. Në një deklaratë të premten, Lajcak paralajmëroi se politikanët e BH duhet të mos bëjnë kërcënime të njëanëshme kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe në vend të saj të fokusohen mbi prioritetet e vendit për në BE.

Në lajmet e tjera, policia arrestoi tre burra të shtunën të dyshuar se kanë vendosur një mekanizëm shpërthyes në një supermarket Vitez javën e kaluar. Bomba shpërtheu të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur pesë të tjerë. (RTRS, SRNA, AFP, Beta, B92, RTS - 11/10/08; OHR - 10/10/08)