01/12/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Gjermania mund të presë ndihmën për Kosovën pas arrestimit muajin e fundit të tre agjentëve të Agjensisë Federale të Inteligjencës Gjermane (BND) raportoi media të dielën (30 nëntor). Policia e arrestoi treshen në Kosovë pas një shpërthimi në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë në 14 nëntor. Ata u lëshuan dy javë më pas pasi një gjykatë ndërkombëtare nuk gjeti prova të përfshirjes së tyre në shpërthim. Sipas gazetës gjermane Die Welt am Sonntag, Berlini po mendohet për të reduktuar ndihmën e vet thelbësore për vendin e ri. Gjermania është e dyta donatore më e madhe pas Shteteve të Bashkuara. (AFP, Die Welt am Sonntag - 30/11/08)