01/12/2008
ZAGREB, Kroaci -- Të hënën (1 dhjetor) Kroacia mori përsipër presidencën një-muajshe të rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përfaqësuesi i përhershëm Neven Jurica do të mbajë një konferencë shtypi të martën për të paraqitur programin e punës të Këshillit për dhjetorin. Ai përfshin mbajtjen e një diskutimi mbi "Sigurimin global dhe terrorizmin ndërkombëtar" në Nju Jork në 9 dhjetor që do të ndiqet nga presidenti kroat Stipe Mesiç. Gjithashtu këtë muaj, këshilli do të dëgjojë një seri raportesh të rëndësishme që përfshijnë raportin gjashtë-mujor nga kryeprokurori i gjykatës së Hagës mbi bashkëpunimin për krimet e luftës dhe një tjetër nga Mirolasv Lajçak, përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). (HINA, RadioNET - 30/11/08)