Jolevski caktohet të shërbejë si i dërguari i ri i Maqedonisë në bisedimet e emrit me Greqinë

01/12/2008

SHKUP, Maqedoni -- Ambasadori i tanishëm i vendit në Uashington, Zoran Jolevski është caktuar si përfaqësuesi i ri i Maqedonisë në bisedimet e emrit me Greqinë, njoftoi të dielën (30 nëntor) zëdhënësi i qeverisë Shefki Duraku. Kryeministri Nikola Gruevski informoi presidentin Branko Crvenkovski për vendimin në një bisedë telefonike të shtunën. Ishte Crvenkovski që këmbënguli në heqjen e të dërguarit Nikola Dimitrov për të ndaluar një grindje midis Crvenkovskit dhe Gruevskit. Si Dimitrov dhe Martin Proteger, shefi i kabinetit të Gruevskit, do të mbeten në ekipin negocues me ngulmimin e Jolevskit. Maqedonia do të njoftojë zyrtarisht të hënën të dërguarin e OKB-së në bisedime, Matthew Nimetz, për emërimin e Jolevskit. (Makfax, Dnevnik - 01/12/08; MIA, A1 - 30/11/08)