Basha i Shqipërisë thotë se akuzat kundër tij janë politikisht të motivuara

01/12/2008

TIRANË, Shqipëri -- Ministri i jashtëm Lulzim Basha i tha një konference shtypi në Tiranë të shtunën (29 nëntor) se akuzat e korrupsionit kundër tij të rrjedhura nga një ndërtim udhëshpejte janë politikisht të motivuara. Prokurorët e akuzuan atë të enjten për shkelje të procedurave të prokurimit në financimin e një seksioni të udhëshpejtës Durrës-Kukës, investimi më i madh i Shqipërisë në dekada. Basha thotë se prokurorët janë zvarritur me qëllim për një vit dhe se i gjithë procesi është nën ndikimin e Partisë Socialiste të opozitës. Ai shërbeu si ministër i transportitt në kohën e marrëveshjes. (Top Channel, Telegrafi, Klan, VOA - 29/11/08)