01/12/2008
TIRANË, Shqipëri -- Policia në Gjirokastër kapi 222 kg marihuanë të dielën (30 nëntor) në një makinë drejtuar nga një 50-vjeçar. Makina shkonte për në fshatin Lazarat ku operojnë shumë rritës ilegalë të drogës. Policia arrestoi shoferin por besohet se ai kishte dy bashkëpunëtorë dhe po i ndjek ata. (Gazeta Shqiptare, Koha Ditore - 01/12/08; BalkanWeb, Top Channel - 30/11/08)